Sezoni i tetë do të ketë vetëm 10 episode, më i shkurtri deri tani

Për të gjithë adhuruesit e serialit të njohur amerikan Brooklyn Nine-Nine, ka një lajm të keq.

Pas 153 episodave, sezoni i tetë do të jetë i fundit. Seriali u transmetua për herë të parë në 2013. Projekti kinematografik tregon punën e një ekipi detektivësh në Departamentin e Policisë së Qytetit New York.

Brooklyn Nine-Nine u anulua fillimisht nga kanali televiziv Fox në 2018. Por, pas zemërimit që shfaqën fansat ishte kanali NBC ai që nisi ta transmetonte.

Sezoni i lamtumirës do të përbëhet nga vetëm 10 episode, të cilat do të shënojnë sezonin më të shkurtër të serialit deri më tani. Pjesa e shtatë përfundoi në prillin e kaluar dhe arriti kulmin në lindjen e djalit të Jake dhe Amy, Mac.

Në korrik, ylli i serialit Terry Crews zbuloi se katër pjesët e para për sezonin e 8 nuk do përfshijnë protestat mbarëkombëtare kundër dhunës policore pas vrasjes së tmerrshme të George Floyd. Ekipi i prodhimit mori këtë vendim pasi seriali duhet të përcjelli vetëm gëzim dhe jo urrejtje.

Klan News