Ka mision ndërgjegjësimin e shpërndarjes së barabartë të vaksinave

Organizata globale e shëndetit dhe kundër varfërisë Bono në bashkëpunim me fushatën ONE kanë themeluar një serial të animuar me titull “Pandemica”, fushatë e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e vaksinave në dhënien fund të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Vokalisti i grupit të njohur muzikor U2, Bono Vox dhe aktorët Penélope Cruz dhe David Ojelowo do të jenë zërat e personazheve kryesore në serialin e animuar. 

“Bota e animuar e ‘Pandemica’ gjallëron një të vërtetë të thjeshtë, që atje ku jetoni nuk duhet të përcaktojë nëse merrni këto doza për të shpëtuar jetën”, vuri në dukje Bono në një postim në Twitter.

Penelope Cruz, në një deklaratë, tha se ajo shpreson që të gjithë ata që shikojnë “Pandemica” do të marrin masa për të siguruar që askush të mos mbetet pas.

Ndërsa aktori David Ojelowo tha se  “Pandemica është një ilustrim bindës i pabarazisë në të gjithë botën. Ky virus lulëzon për shkak të pabarazisë dhe tani miliarda njerëz në të gjithë botën po shohin premtimin e një vaksine, por jo mundësinë për ta marrë atë.

Seriali “Pandemica” është në dispozicion me titra ose i përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe anglisht Pidgin.

Klan News