Seriali i njohur turk Sen Çal Kapimi ka përfunduar dje transmetimin në shtetin turk.

Me një shikueshmëri të lartë seriali që filloi verën e vitit 2020 dhe u bë njohur ndërkombëtarisht, dje preku një tjetër sukses.

Fansat e serialit anë e mbanë botës bënë plot 9 milion tweets me hashtagun e serialit duke thyer kështu trendin e mbajtur nga seriali amerikan ‘’Games of thrones’’ me 7.8 milion. SCK ishte trendi për gati 24 orë në rrjetin social.

Kujtojmë këtu që seriali transmetohet ende në ekranin e Tv Klan me emrin ”Dashuria është në ajër’‘ nga e hëna në të shtunë në orën 16:05./tvklan.al