Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, nis transmetimin premierë në Tv Klan në muajin Dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, i cili konfirmon se “Mehmet Pushtuesi” do të nisë transmetimin premierë pas përfundimit të “Sulltanesha Kosem”.

Mehmeti II, sulltani që ngjitet në fron në moshën 17-vjeçare. Strategu, luftëtari dhe i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën. Lufta për pushtet dhe territore, konfliktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat e një pallati perandorak.

Me një kast të shkëlqyer aktorësh, kryesuar nga aktori më i paguar, i famshmi Kenan Imirzalioglu, i cili ka luajtur edhe rolin e Ezel në serialin me njëjtin emër.

“Mehmet pushtuesi”, një superprodhim i vitit 2018, nis transmetimin premierë në ekranin e Tv Klan më 4 Dhjetor.

/tvklan.al