Një fundjavë jo edhe aq pozitive për shqiptarët e Serie A. Portierët Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha u vlerësuan me nota më të larta. Lazio fitoi me rezultatin 5 – 1 në fushën e Benevento, duke qëndruar në zonën Champions. Pavarësisht golit të pësuar ishte i vëmendshëm në rastet e tjerë.

Përballë kishte Ledian Memushajn, i cili pati një paraqitje të dobët, ndërsa Berat Gjimshiti qëndroi në stol. Bevento ka vetëm humbje në 11 javë kampionat. Atalanta e Etrit Berishës u mund 2 – 1 nga Udinese. Portieri shqiptar nuk pati përgjegjësi për golat e pësuar, ndërsa shmangu të tjerë të sigurtë. Crotone fitoi 2 – 1 me Fiorentina. 3 pikë tepër të rëndësishme, por Arlind Ajeti u aktivizua vetëm për pak minuta.

Gabimet në humbjen me Sampdoria e kanë ulur në stol mbrojtësin shqiptar. Pushim për Elseid Hysajn. Napoli mundi pa shumë probleme me rezultatin 3 – 1 Sassuolo. Hysaj i duhet më shumë skuadrës të mërkurën në takimin e Champions League me Manchester City. 

Tv Klan