Në 17 Qershor nis Premier League

Serie A do të të rinisë më 20 Qershor pa praninë e publikut. Vendimi është marrë pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë italiane dhe ligës së futbollit mbrëmjen e së enjtes. Në fakt më parë do të luhet kupa e Italisë më 13 dhe 14 Qershor dhe më pas finalja e këtij trofeu më 17. Palët ranë dakord pasi u plotësuan pikat e kërkuara në protokollin mjekësor.

Një nga kushtet më të rëndësishme ishte izolimi i një futbollisti nëse rezulton me Covid-19. Pritet të vendoset edhe kalendari nga liga me qëllim që aktiviteti të mbyllet në kohë. Kështu Serie A do të luajë të gjitha javët e mbetura që ekipet të kenë mundësinë të përmbushin objektivat.

Skuadrat e Serie A rinisën stërvitjet individuale në fillimin e muajit Maj dhe tashmë po përgatiten në grup. Koha deri në rifillimin e aktivitetit duket e mjaftueshme që futbollistët të arrijnë formën fizike optimale.

Tv Klan