Në futbollin italian pritet rregulli në kushtet e Covid-19

Skuadrat që nuk do të respektojnë protokollin mjekësor do të përjashtohen nga kampionati. Ky është një propozimet që pritet të ratifikohet të hënën në Këshillin Federal të Federatës Italiane të Futbollit. Masat do të merren për shkelje si për shembull mos kryerja e tamponëve për lojtarët të kategorive që do të rinisin futbollin si Serie A, Serie B e Lega Pro.

Një pikë që nuk ndryshon është që ekipi duhet të qëndrojë i grumbulluar nëse del një rast pozitiv me Covid-19, por kjo nuk do të ndikojë te seancat stërvitore. Pas diskutimeve me autoritetet shëndetësore është vendosur edhe zhvillimi më herët i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë më 12 dhe 13 Qershor, ndërsa finalja nuk ndryshon dhe do të luhet më datë 17 të këtij muaji. Serie A do të zhvillojë ndeshjet e para më 20 Qershor, për t’i mbyllur në fillim të muajit Gusht.

Tv Klan