Serie A mund të vendosë sot titullin kampion. Napoli ka 1 pikë më shumë se Inter dhe një fitore e skuadrës së Antonio Conte e kombinuar me humbjen e asaj të Simone Inzaghi i jep trofeun napolitanëve.

Napoli në transfertë me Parma, ndërsa Inter prej Lazio në “San Siro”.

Si fitorja e Inter dhe barazimi mbajnë ende të hapur çështjen e titullit, pasi ndeshjet direkte me Napoli janë mbyllur të dyja në barazim 1 – 1 dhe zikaltërit kanë një golavarazh më të mirë se napoletanët.

Radha i mbetet fushës ku asnjë nga këto skuadra nuk është dorëzuar.

Në javën e parafundit të kampionatit italian do të luhen 9 ndeshje në të njëjtën orë, në 20:45 dhe kjo ndodh pas 15 vitesh, pasi në lojë janë një vend në kupat e Europës apo mbijetesa.

Tv Klan