Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë analizuar 580 teste nga të cilët kanë rezultuar 46 raste pozitive.

Po ashtu njoftohet se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje nga SARS CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. 

Në fund autoritetet bëjnë apel që të gjithë të zbatojnë masat kundër COVID-19. “Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, mbyllet njoftimi./tvklan.al