Një mjek në Dibër është dhunuar me grushte nga dy vëllezër në ambientet e spitalit të këtij qyteti. Njëri nga dy vëllezërit, A.L. 43 vjeç është arrestuar nga policia, kurse në kërkim mbetet vëllai tjetër me iniciale V.L.

Të dy dhunuan dhe goditën me grushte mjekun me iniciale A.M. duke i shkaktuar dëmtime. Policia e Dibrës i referoi materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”.

Kjo është një ngjarje e përsëritur në spitalet shqiptare, ku gjatë muajve të fundit ka pasur raste të ndryshme kur familjarë të pacientëve kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve. Për këtë arsye, bluzat e bardha kanë dalë edhe në protestë në disa raste. 

/tvklan.al