Qytetarët dynden për aplikimet e tërmetit

Pavarësisht se COVID-19 ka bërë që autoritetet të ndalojnë grumbullimet, qytetarët të cilët presin në radhë në prefekturën e Durrësit për t’u bërë përfitues të gratit për banesat e dëmtuara nga tërmeti, duken aspak të shqetësuar.

Fluksi i lartë ka detyruar institucionin ta mbaje të hapur procesit në një afat të pacaktuar teksa qytetarët për orë me radhë qëndrojnë aty pa maskë e pa respektuar aspak distancën.

Rihapja e procesin erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve të cilët nuk kishin mundur të aplikonin në kohë me qëllim që të përfitonin nga granti i rindërtimit.

Aktualisht vetëm 500 persona, nga 2 mijë që kanë tërhequr numrin e radhës, kanë arritur të bëjnë aplikimin.

Tv Klan