Sërish lëkundje tërmeti


Sërish lëkundje tërmeti

08:14 24/09/2020

Lëkundje të shumta sizmike janë regjistruar gjatë natës me epiqendër në Elbasan. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, 11 tërmete kanë ndodhur në këto 24 orë, më i forti me magnitudë 4.5 i Shkallës Rihter në Elbasan.

Lëkundjet kanë nisur pak para mesnatës, me epiqendër 6 kilometra larg nga Cërriku. Më pas, në të njëjtën zonë janë ndjerë sërish lëkundje, që variojnë me magnitudë nga 2.5 dhe 3.2.

Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit të sotëm.

Lëkundje të tjera janë regjistruar edhe në Durrës. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me tërmetin që ndodhi në Elbasan.

“Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme”, thotë Ministria./tvklan.al





Të ngjashme