Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndaluar as në Greqinë fqinje. Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.8 të shkallës Rihter ra në orën 13:21 (me orën lokale) në ishujt Dodekaneze.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje, 62 kilometra nga ishulli i Karpatosit. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme në ndërtesa.

Lëkundjet në këtë zonë vijojnë që prej të martës, kur ra një tërmet me magnitudë 5.4. ndërsa të mërkurën, në të njëjtën zonë u ndjenë lëkundje me magnitudë 5.2.

Greqia ndodhet në një prej zonave më sizmike në botë dhe tërmetet janë të zakonshme, megjithatë fatalitetet dhe dëmet e mëdha janë të rralla.

Ndërkohë, të premten një tërmet me magnitudë 6.8 goditi lindjen e Turqisë, duke i marrë jetën 41 personave, ndërsa të plagosur mbetën 1 600 persona. Lëkundjet e forta dëmtuan me qindra banesa./tvklan.al