Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në vendin tonë në orën 17:20.

Sipas informacioneve paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Edhe në orët e para të ditës së sotme u regjistruan lëkundje tërmeti me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 9 kilometra larg Mamurrasit, në një thellësi prej 2 kilometrash. /tvklan.al