Sërish luftë në Nagorno-Karabak? Vritet një ushtar i Azerbajxhanit

Ushtarët në Nagorno-Karabak


Sërish luftë në Nagorno-Karabak? Vritet një ushtar i Azerbajxhanit

10:21 28/12/2020

Një ushtar i Azerbajxhanit është vrarë në rajonin e Nagorno-Karabakut. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë bëri me dije se ushtari kishte mbetur i vrarë në një sulm, por ende nuk dihet se cilët mund të jetë ata që kanë sulmuar.

Reuters shkruan se autoritetet në Azerbajxhani mohojnë që të ketë pasur një përplasje me forcat etnike armene.

Tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë dhe nuk dihet ende se çfarë reagimi do të ketë nga azerët.

Ku incident vjen në një kohë kur dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes dhe armëpushimit dhe prej javës zona monitorohet dhe nga forcat paqeruajtëse ruse.

 Në Shtator të këtij viti Armenia dhe Azerbajxhani u përfshinë në një luftë për rajonn e Nagorno-Karabakut që la pas qindra viktima./tvklan.al






Të ngjashme