Dyndjet fusin në kolaps spitalet në Portugali

Ezaurimi i kapaciteteve spitalore dhe qarkullimi i mutacioneve të koronavirusit që përhapen më shpejt janë arsyet pse nga e enjtja, Athina dhe i gjithë rajoni i Atikës me numrin më të madh të popullsisë në Greqi do të vendosën nën pushtetin e një tjetër vale masash të ashpra bllokuese deri në fund të Shkurtit.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis njoftoi mbylljen e të gjitha dyqaneve veç super-marketeve dhe furrave të bukës. Mësimi në shkolla do të rikthehet vetëm online, ndërsa baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura. Në një konferencë për shtyp, ai tha se kjo valë masash është goditja e fundit para se vendi të shpëtojë një herë e mirë nga virusi përmes vaksinimit.

Masat ndërmerren megjithëse mesatarja e infektimeve të 7 ditëve të fundit është sa gjysma e javëve të fundit të Nëntorit kur pandemia shënoi kulmin e infektimeve. Masat kufizuese me Shqipërinë të udhëtimeve me Shqipërinë do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi deri më 22 Shkurt.

Në situatën më të vështirë me shtrimet në spitale është Portugalia, që në 2-javëshin e fundit ka numrin më të lartë të të infektuarve me 1 652 persona për 100 mijë banorë. Ezaurimi i kapaciteteve në gjithë spitalet e vendit ka bërë që shumë të sëmurë të dërgohen në vende si Gjermania dhe Austria që kanë pranuar të ndihmojnë Portugalinë në këtë situatë.

Nga kjo e mërkurë në Itali janë rihapur muzetë dhe disa prej aktiviteteve kulturore me numër të kufizuar vizitorësh. Në Gjermani pritet të rihapen shkollat, por masat e izolimit do të zgjaten deri në fillim të Marsit. Nëpër Evropë, shifrat ditore të infektimeve, megjithatë ruajnë tendencën rënëse.

Tv Klan