5 pacientë ndërrojnë jetë, 124 të shtruar në spitale

Ka kapur shifra rekord numri i të infektuarve nga Covid në vendin tonë, me 140 raste të reja të konfirmuara, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar pozitivë”.

5 pacientë nuk e fituan dot betejën me virusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 205 që nga fillimi i pandemisë.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Rastet e shëruar janë 101 persona, tha mjekja Rovena Daja, sipas së cilës gjithsej 72 raste janë zbuluar në Tiranë dhe më pak në qytete të tjera si Kavaja, Fieri apo Kamza. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 124 pacientë, 18 në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Tv Klan