Dyfishohet numri i pacientëve të intubuar

4 qytetarë nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 148 numrin e viktimave prej fillimit të pandemisë.

 “Një 84-vjeçare nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. “

Shqetësues vijon të mbetet edhe numri i rasteve të reja, ku nga  507 testime të kryera, 117 persona kanë rezultuar pozitivë.

 “Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.“

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë nga 114 që ishin një ditë më parë.

Sakaq rritje ka edhe me qytetarët që po trajtohen me terapi intensive, në 22 nga 19 që ishin ditën e hënë.

Shqetësuese mbetet edhe situata me pacientët e intubuar nga 3 që ishin një ditë më parë, duke e çuar në 7 numrin e tyre.

Tv Klan