Sërish panik në Londër. Një muaj pasi fluturimi i dronëve në hapësirën ajrore të aeroportit të Gatwick solli mbylljen e tij dhe për pasojë çrregullimin e fluturimeve për tre ditë, ngjarja është përsëritur këtë në aeroportin e madh të Heathrow-t.

Policia angleze pikasi një dron dhe urdhëroi pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga ky aeroport. Efektivët ndërhynë si një masë parandaluese për të mos cënuar sigurinë e pasagjerëve në aeroport, ndërsa është hapur një hetim në lidhje me këtë çështje.

Autoritetet i kërkuan falje pasagjerëve për shqetësimin e krijuar, ndërkohë që uljet e avionëve në aeroport vijuan normalisht. Heathrow është aeroporti më i madh në Britani dhe i treti më i madh në botë.

Klan Plus