Sërish përleshje në fushatën europarlamentare në Itali – TV KLAN

Sërish përleshje në fushatën europarlamentare në Itali

Tentohet të prishet një tubim i ekstremit të djathtë

Dhuna dhe tensionet po shoqërojnë fuqizimin e radikalëve të djathtë kundër emigrantëve në Itali, para zgjedhjeve europarlamentare. Shembull janë edhe përleshjet që shpërthyen në Bolonjë.

Protagonistë ishin aktivistët e grupimeve antifashiste, të cilët u përpoqën të pengonin një takim elektoral të Forca Nuovës, partisë me profil fashist nacionalist. Policia ndërhyri për të shmangur përplasjet mes dy grupimeve.

Në duar, manifestuesit antifashistë mbanin parulla ku shkruhej se fashistëve nuk duhet t’u lejohet të thonë opinionin e tyre.

Duke folur për mediat, kreu i fashistëve të Forca Nuovës, Roberto Fiore tha se forca e tij politike po ngre zërin për ato që shqetësojnë qytetarët e thjeshtë. Sipas tij, kreu i Lega Nord, Mateo Salvini e ka kuptuar këtë dhe po vepron në bazë të kërkesave të popullit, ndaj dhe po njeh rritje të mbështetjes. Me përleshje të dhunshme u prit edhe vetë Salvini gjatë një takimi elektoral në fundjavë në Firence.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione