Sërish protestë në Fier, plagoset punonjësi i FNSH

Sërish protestë në Fier, plagoset punonjësi i FNSH

11:01 09/03/2019

Teksa kryeministri Edi Rama është në qytetin e Fierit në kuadër të turit për “Bashkinë që duam”, mbështetës të opozitës janë grumbulluar për të protestuar.

Protestuesit mbajnë parullat “Rama Ik” dhe herë pas here ka përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku si pasojë  ka mbetur i lënduar një punonjës policie.

Reagimi i dhunshëm i protestuesve ka ardhur, pasi policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar në mënyrë të paligjshme në protestë.

Ndërkohë policia ka marrë masa të rrepta dhe po kryen kontrolle në të gjitha rrugët që të çojnë tek vendi ku do zhvillohet takimi i kreut të qeverisë.

Edhe një ditë më parë mbështetësit e opozitës së bashkuar zhvilluan një protestë, ndërsa kryeministri ishte duke festuar me gratë e qytetit të Fierit. Lidhur me protestën Policia arrestoi 4 persona dhe 41 të tjerë u proceduan penalisht.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Fierit: 

Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues. Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë. Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor do të analizojë  provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT