Sërish surpriza në Champions



Sërish surpriza në Champions

12:46 03/12/2020

PSG fiton në shtëpinë e United, nuk falin Barça dhe Juve

Pas ndeshjeve të parafundit në grupe, pjesa më e madhe e skuadrave pjesëmarrëse në Champions mësojnë verdiktet.

Kryendeshja mes Manchester United dhe PSG përfundoi 1-3 për francezët. Neymar rikthehet te goli që shënoi që në minutën e 6-të, por vendasit gjejnë ekuilibrin në 32’ me Rashford. Në pjesën e dytë, Marquinhos kalon në avantazh parizienët.

Në fund ka vend edhe për një gol të tretë. Në fund të takimit Neymar realizon sërish. Tre skuadra kanë nga 9 pikë në këtë grup, por kryeson PSG në sfidat direkt.

Chelsea merr vendin e parë në grup, ndërsa Sevilla ngushëllohet me vendin e dytë. Londinezët fituan 4-0 dhe të katër golat u realizuan nga Giroud.

Dortmund nuk mundi ti kthejë reston Lazios, në sfidën që përfundoi 1-1. Verdhezinjtë shënuan me Guerreiron në fraksionin e parë, barazoi Immobile me penallti në të dytën. Strakosha ishte në stol për këtë sfidë.

Clube Brugge fitoi 3-0 ndaj Zenit. Dortmund shkon në Rusi për vendin e parë, vendi i dytë do të diskutohet në sfidën e fundit Lazio-Club Brugge

Barcelona fitoi 0-3 në Hungari ndaj Ferencvaros dhe është e vetmja që ka marrë pikët e plota, 15. Golat u shënuan nga Griezmann, Braithwaite dhe Dembele. Uzuni luajti për 90 minuta.

Nuk fal as Juventus, teksa mposht 3-0 ukrainasit e Dinamo Kiev. Chiesa shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Ronaldo dhe Morata. Ndeshja e fundit është Barcelona-Juventus. Kampionët e Italisë duhet të fitojnë me diferencë 3 gola që të marrin vendin e parë.

Tv Klan







Të ngjashme