Mes tensionesh ka nisur prishja e banesave të palegalizuara tek Bregu i Lumit, që preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri të Tiranës. Banorët bënë sërish rezistencë duke u përplasur me forcat e policisë.

Situata u vu nën kontroll pas përdorimit të gazit lotsjellës, megjithatë tre efektive të policisë dhe 4 banorë mbetën të lënduar nga përplasjet. Aksioni vijoi me shembjen e 7 banesave.

Disa nga banorët, të prekur nga projekti i Bulevardit të Ri, këmbëngulin në shpronësimin e banesa të tyre, edhe pse atyre iu është refuzuar kërkesa për legalizim.

Deputetët e opozitës dolën sërish në krah të banorëve duke akuzuar se dhuna e ushtruar ndaj tyre është e paprecedentë. Edhe 31 banesa të tjera janë parashikuar të prishen, aksion që do të vijojë në ditët e ardhshme.

Tv Klan