Zhdukja e një cisternë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe në ngushticën e Hormuzit, ka rritur sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Teherani njoftoi menjëherë se e ka rimorkiuar anijen naftëmbajtëse drejt një porti të tij, pas një defekti teknik.

Por dyshimet janë të mëdha për një rrëmbim nga ana e Iranit. Kjo pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të i kanë humbur kontaktet me anijen prej mbrëmjes së të shtunës.

Gjirin i Omanit është bërë së fundi arenë përplasjesh mes SHBA-ve dhe Iranit, pas sulmit ndaj dy cisternave norvegjeze dhe rrëzimit të një droni amerikan nga Teherani, që çoi në prag lufte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tv Klan