Një tjetër tërmet ka goditur këtë të hënë Maqedoninë, rreth orës 13:18 minuta, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiano – Mesdhetare, tërmeti ishte me magnitutë 5.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra nga Kosel, 12 kilometra nga Ohri dhe 90 kilometra nga Tirana. Lëkundjet mësohet se janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Korçë, Pogradec etj.

Edhe ditën e diel, Maqedonia u godit nga një tërmet me magnitudë 3. Sipas Observatorit Sizmiologjik në Shkup që prej 18 Qershorit, në Maqedoni janë regjistruar mbi 800 tërmete./tvklan.al