Sërish tritol në Vlorë (Video) – TV KLAN

Sërish tritol në Vlorë (Video)

Një tjetër shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Këtë herë në shënjestër të autorëve ishte një lokal në lagjen “Rilindja”. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 03:35 jashtë një lokali në pronësi të S.Zyberit.

Si pasojë e shpërthimit pjesa e përparme e lokalit pësoi dëme të shumta materiale. Megjithatë fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz.

Nuk dihen ende motivet apo autorët e kësaj ngjarjeje. Policia thotë se po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërthimet me tritol janë kthyer në një fenomen të shpeshtë kohët e fundit në Vlorë./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*