Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e dy zjarreve që shkrumbuan Kaliforninë. Ata u gjetën të pashpresë të bllokuar në makinat e tyre. Flakët e mëdha u përhapën me shpejtësi nga erërat e forta, duke mos u dhënë shumë mundësi reagimi zjarrfikësve.

Më shumë se 150 mijë njerëz u urdhëruan të largohen menjëherë nga banesat. Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, për të mundësuar ndihmat në zonat e djegura. Në dy vitet e fundit Kalifornia është bërë viktimë e zjarreve masive, si pasojë e tyre kanë humbur jetën disa dhjetëra civilë e zjarrfikës.

Tv Klan