Kalifornia po përballet sërish me zjarre masive. Një i tillë shpërtheu në një zonë pyjore në veri të vendit. Flakët shkrumbuan me shpejtësi 15 mijë hektarë pyje brenda 24 orëve.

Vatra ishte jo shumë larg zjarrit që shpërtheu të mërkurën pranë një autostrade. Dhjetëra shoferë braktisën automjetet në mes të rrugës dhe u larguan. Ndërsa autoritetet u bënë thirrje rreth 2 mijë banorëve të zonës të qëndrojnë në gatishmëri për evakuim.

Gjatë gjithë verës, shteti federal amerikan vuajti nga zjarret masive kryesisht në jug që i morën jetën 10 personave dhe çuan në evakuimin e mbi 20 mijë banorëve.

Tv Klan