Një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 05:35 në servisin në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale G.P. Policia njofton se shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit dhe pjesërisht një automjet. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al