Ushtria ruse hedh 48 raketa vetëm mbrëmjen e së premtes

Raketat Ruse po bien si shi në Ukrainë tani më që vendi ka hyrë në muajin e 5-të të luftës . Sulmi vijon të intensifikohet me synim kryesor objektivat ushtarak në veri dhe perëndim të vendit .

Mykhalio Podoilak, këshilltari presidencial i Ukrainës shkroi në rrjetin social Twitter se vetëm gjatë mbremjes 48 raketa kishin goditur të gjithë vendin.

Artileria Ruse nuk po kursen Severedonjeckun, ku bombardimet vijuan edhe në një uzinë ku strehohen civilët e pafajshëm .

Njoftimi i ditës së djeshme ku Ukraina i’u kërkoi trupave të saj që të lënë qytetin ka ngjallur pesimizëm tek qytetarët e saj pas humbjes të mëparshme edhe të Mariupolit . Përtej luftimeve në terren ende askush nuk di sesi  do të vijojnë bidesimet e paqes midis dy vendeve.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson në një intervistë në Ruanda ku ai ndodhet tha se se kishte frikë se Ukraina mund të përballet me presion për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje me Rusinë që nuk ishte në interesat e saj, për shkak të pasojave ekonomike të luftës në Evropë.

Xhonson tha se kjo luftë nuk ishte në interes të Europës dhe se nuk do të donte që Presidenti Rus Vladimir Putin të shpëtonte pa u ndëshkuar thjesht nga një marrëveshje paqeje.

Tv Klan