Eliminoi nga gara Manchester United

Sevilla është finalistja e parë e Europa League. Spanjollët fituan 2-1 me përmbysje në ndeshjen me Manchester United.

Të parët kaluan në avantazh “djajtë e kuq” që në minutën e 9-të me anë të një penalltie që u kthye në gol nga Bruno Fernandez.

Nuk ka zgjatur shumë dhe spanjollët barazuan rezultatin në minutën e 27’ me Suzo. Në minutën e 78’ ishte De Jong ai që realizoi golin e dytë për spanjollët.

Sevija do të ndeshet në finale me fituesin e sfidës tjetër mes Interit dhe Shaktjar Donjeck.

Tv Klan