Andaluzianët mposhtin Osasunën, marrin vendin e tretë

Sevilla është skuadra e momentit në La Ligën spanjolle. Skuadra andaluziane triumfoi pastër 2-0 në transfertën e Osasunës, duke parakaluar Barcelonën në tabelën e klasifikimit dhe shënuar fitoren e 6-të radhazi në kampionat.  

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegu realizoi nga një gol në çdo pjesë. Golin e parë të Sevillas e realizoi Diego Karlos në minutën e 19-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë tundi rrjetën holandezi Luk de Jong.

Përpjekjet e Osasunas në minutat në vazhdim nuk patën rezultat, kështu që Sevilla iu gëzua suksesit, që e rendit pas Real Madridit në vendin e tretë. Pas 23 javësh, Sevilla gjendet e treta me 48 pikë, 7 më pak se Atletico Madrid kryesues dhe 1 më shumë se Barcelona ndjekëse.

Klan News