
Sezer: Ka më shumë se 2 muaj që japin një alarm për tërmetin në Turqi
Sezer Arslan, parukieri turk që ka aktivitetin e tij në Tiranë është shprehur se ka mbi 2 muaj që është paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm në Turqi.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sezet Arslan thotë se ka qenë një paralajmërim i hershëm mbi rrezikun e një tërmeti në Turqi.
Prof. Asoc. Dr, Klodian Skrame: Ka rënë një tërmet i cili nuk u priste në atë zonë me atë magnitudë aq të lartë dhe as kushtet vetë në Turqi nuk janë të përgatitura për të.
Sezer Arslan: Ka më shumë se 2 muaj që japin një alarm për tërmetin që të përgatitemi për tërmetin, kështu që ka qenë një paralajmërim i hershëm.
Prof. Asoc. Dr, Klodian Skrame: Faktikisht ato kanë që në 1999-ën që përgatiten ndaj tërmetit. Ato brenda 3-4 viteve ndryshuan kushtet teknike dhe pastaj filluan të ndërtonin me kushtet evropiane. Filluan planet e emergjencës dhe mbrojtjes civile./tvklan.al