Parukieri turk Sezer, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me partneren e tij shqiptare Orgeta folën për jetën e tyre profesionale dhe private. Duke qenë se vijnë nga dy vende dhe kultura të ndryshme, Sezer tha se në Shqipëri e pati të lehtë të përshtatej edhe prej ushqimit, ngjashmërisë së zakoneve dhe traditave familjare. Gerta u shpreh se po njësoj funksionoi dhe me të, por gjithsesi vërehen disa ndryshime në mentalitetin turk, si për shembull, veshja.

Rudina Magjistari: Cilat janë ritualet turke ndryshe nga ne?

Orgeta: Ritualet e njëjta janë por ndoshta këtu te ne njerëzit janë më të hapur dhe atje i ndjekin më shumë traditat. Ne jemi më europianë, atje janë më të mbyllur në mentalitet. Kjo është pak më ndryshe.

Rudina Magjistari:  Për shembull më trego një detaj?

Orgeta: Janë fanatikë, sidomos në veshje janë shumë më shumë se ne.

Sezer: Gerta është në siklet tani, nuk e tregon dot.Pjesa ku jemi ne, nga pjesa e jugut, ka jugun dhe veriun që t’i ndaj pak, aty është absolutisht edhe jugu, edhe veriu, për ne është europian, patjetër. Aty në vendin tim janë të mbyllur. 70% janë me shami ndërsa 30% me flokë të hapura. Dy motrat e mia janë me shami dy të tjerat pa shami. Okej secili e zgjedh vetë, por ka një pjesë që pjesa e veshjeve që thotë Gerta është e vërtetë, nuk iu pëlqen të shohin njerëz me gjëra të shkurtra, ose shumë të shkurtra, me dekolte nuk preferohen, kështu që pak më të mbyllura. Gerta, normale, e ka mësuar me gjërat këtu.

Rudina Magjistari:  Kur vjen atje, çfarë bën, ndryshon stil veshjeje? Për shembull siç ka ardhur sot, me këtë veshje?

Sezer: Është okej.

Rudina Magjistari: Është okej, domethënë mund të shkosh me këtë dekolte se ka pak dekolte të zbuluar sot? Do vinte kështu siç është, atje nuk do guxonte kështu?

Sezer: Pak më mbyllur. Herën e parë që e dërgova Gertën në Turqi, i thashë Gerta merr me vetë gjëra të mbyllura, vishu siç duhet aty te vjehrra, kur të vish këtu s’ka problem, aty pak më kujdes./tvklan.al