“Edhe për këtë sezon turistik, në Shqipëri vijon të dominojë turizmi i plazheve, por operatorët e këtij tregu janë të shqetësuar për dy arsye: uljen e rezervimeve nga situata politike dhe mungesa e aeroporteve përgjatë këtyre zonave.”

Besnik Vathi, drejtues i një agjencie turistike thotë se kërkesat nga jashtë edhe për këtë vit vazhdojnë të jenë për bregdetin, ku dominon Durrësi. Destinacione të tjera të pëlqyera nga turistët e huaj janë dhe plazhet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinin, por për të udhëtuar në këto zona turistët zgjedhin aeroportin e Korfuzit dhe të Podgoricës.

Këtë vit, sezoni turistik ka qenë i vakët, ku operatorët bëjnë përgjegjëse situatën politike, madje ata thonë se ka pasur edhe raste të anulimeve të vizitave në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Maj, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me 1.7%, duke shënuar një nga rritjet më të ulëta të viteve të fundit.

Tv Klan