Atletico e nis ndaj Celta Vigo, Barcelona-Real në javën e 10-të

Fillimi i sezonit të ri në La Liga është fare pranë. Të shumtë janë ata që e presin me padurim zbritjen në fushë të 20 skuadrave elitare të futbollit spanjoll, pasi bashkë me futbollin e luajtur do rikthehen edhe tifozët në shkallët e stadiumeve. Ndryshe nga herët e tjera, për të përcaktuar shortin, drejtuesit e lartë të futbollit spanjoll angazhuan fëmijët. Ekipet do të kthehen në fushë në fundjavën e 14-15 Gushtit, edhe pse ndeshja e parë mund të luhet të premten më 13.

Kampionët në fuqi të Atletico Madrid e nisin mbrojtjen e titullit në transfertën e Celta Vigos. Real Madrid e nis kampionatin në fushën e Alavesh, ndërsa Barcelona pret në “Camp Nou” Real Sociedad.  Klasikja e futbollit spanjoll, “El Classico” luhet në javën e dhjetë të La Ligës, me Barcelonën që është pritëse ndërsa në javën e 29-të, Real Madrid hap dyert e “Santiago Bernabeu” për duelin spektakolar që pritet nga miliona njerëz. Java e fundit e La Ligës do mbyllet fundjavën e 22 Majit 2022.

Klan News