Synimi eshte marrja e Ilir Dajës në stol

Partizani mbylli një sezon për t’u harruar, pasi nuk u arrit objektivi minimal, kupat e Europës. Të kuqtë po duan të ringrihen dhe sezoni i fundit me italianët nuk u pa i suksesshëm. Projekti i ri pritet të marrë formë.

Drejtori i përgjithshm i Partizanit, Olsi Rama u shpreh: Do të ulem me Presidentin Demi dhe do të flasim për sezonin e ardhshëm, si për impenjimin financiar ashtu edhe për objektivat që do t’i caktojmë vetes.

Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama nuk e përjashton mundësinë që në stol të jetë Ilir Daja për të arritur objektivat.

“Mundet të jetë edhe ai trajner”.

Emri i Ilir Dajës si trajner i ardhshëm i të kuqve po lakohet prej kohësh. Vetë ai u shpreh i nderuar për intersimin.

“Është një mundësi shumë e mirë, është një ofertë për t’u respektuar në maksimum”.

Pritet që muaji i ardhshëm të qartësojë situatën te Partizani, pasi sezoni i ri është shumë pranë.

Tv Klan