Sezoni i mbjelljes së kanabisit i ka hapur një pak punë policisë së Shtetit, ndërsa nga dita në ditë anë e mbanë Shqipërisë po gjenden parcela me drogë. E fundit është gjetur në fshatin Kardhoq të Sarandës.

Kështu policia ka asgjësuar 20 mijë rrënjë kanabis, të mbjella në zonën përballë “Piramidës 51”. Nga këto 15 mijë rrënjë ishin të mbjella në kubikë dhe 5 mijë rrënjë ishin të mbjella në tokë.

Lënda narkotike ishte me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./

tvklan.al