Rrogozhinasit do të presin korçarët në “Arena Egnatia”, Gvozdenoviç kërkon kujdes

Sezoni i ri futbollistik 2023/2024 do të hapet me takimin Egnatia-Skënderbeu.

Rrogozhinasit do të kërkojnë që ta nisin me fitore, ndërsa kundër do të kenë korçarët, që rikthehen në elitën e futbollit shqiptar.

Përpara takimit, trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenoviç tha se nuk kishte emocion që do të luante në Superiore porse ndiente kënaqësi, e gjithashtu vlerësim për klubin që ka bërë afrimet e duhura.

Por tekniku serb e pranon se i druhet Egnatias, e ndaj tyre kërkon kujdes.

Gvozdenoviç tha se skuadra është përgatitur mirë dhe do të kërkojë të luajë bukur e të marrë pikë kundër rivalëve rrogozhinas.

Klan News