Bregdeti i Durrësit destinacion për të huajt, mbi 60% e kapaciteteve të ezauruara

Vaksinimi i operatorëve turistikë, shifrat e ulëta të rasteve të reja si dhe asnjë kufizim në kufi për shtetasit e huaj, e ka kthyer vendin tonë ndër destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet verore.

Turistë të huaj të ardhur nga vende te ndryshme Europiane, por edhe më gjerë tashmë e kanë futur në axhendët e tyre Durrësin për të kaluar disa ditë pushimi.

Operatorët turistik thonë se ky sezon po sjell fluks turistësh përtej pritshmërive që ata kishin, ku mbi 60 përqind e kapaciteve turistike janë ezauruar.

Po ndryshe nga vitet e kaluara, ku rezervimet bëheshin muaj më parë, për shkak të ndryshimit të masave kufizuese në shtete të ndryshme, rezervimet më të mëdha bëhën një javë para nisjes.

Krahas pushuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe, numrin më të larë të turistëve të huaj që zgjedhin të pushojnë në Durrës e mbajnë turistët nga Izraeli, Ukraina, Polonia, Çekia, e së fundmi edhe nga Serbia.

Klan News