Veç rikthimit te Seria A, surpriza pafund në çdo kanal

Sezoni i ri televiziv, ka nisur spektakolar në DigitAlb. Shqiptarët e kanë pritur me shumë entuziazëm rikthimin e Serie A në kanalet e SuperSport, e cila së bashku me të gjitha Ligat Oskar të futbollit e gjithçka tjetër, përbën paketën më të madhe sportive si askund tjetër në Evropë.

Oferta më e kompletuar televizive si dhe njoftimi për uljet e sezonit që zgjasin deri më 31 Gusht, sollën fluks të jashtëzakonshëm abonentësh në të gjitha pikat e shitjes Digitalb.

Për këtë arsye dyqanet vijonë të qëndrojnë në shërbim me orare të zgjatura për të gjithë që ende nuk kanë përfituar nga oferta e sezonit të ri.

Tashmë në çdo ambient ku shihet futboll, të gjithë ndjekin skuadrat dhe yjet e sportit më të ndjekur në botë. Këtë sezon do të transmetohen më shumë se 2500 sfida Live nga Serie A e çdo kompeticion tjetër sportiv.

Misioni i kuqezinjve dhe dardanëve drejt Euro 2024.

Digitalb ofron programe për çdo moshë e për çdo shije, në çdo kanal. Surpriza pafund në çdo kanal, me filma seriale dokumentare, programe për fëmijë e për të gjithë familjen. Të gjitha kanalet shqiptare të Kosovës ekskluzivisht.

Tashmë platforma televizive e të gjithë shqiptarëve është prezente kudo, nëpërmjet transmetimeve tokësore, satelitore dhe përmes internetit me aplikacionin Digitalb, i cili mund të aksesohet deri në 3 ekrane njëkohësisht në të gjithë botën.

DigitAlb ju sjell në vëmendje të keni kujdes nga fenonemi i piraterisë televizive, sepse do të humbni kohë dhe para. E për më tepër është i dënueshëm nga ligji.

DigitAlb ju fton të shpejtoni edhe këto ditë të fundit të muajit Gusht për të përfituar nga oferta. Kudo në çdo pikë shitje të autorizuar si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.

Tv Klan