Klosi: Penalitete për shkelësit e rregullave

80% e plazheve do të jenë private dhe 20% publike. Ministri i mjedisit dhe turizmit Bendi Klosi gjatë një takimi me hotelieret e Vlorës ka bërë me dije se që prej 1 Qershorit do të nis në e-Albania aplikimi për territorin që do të përdoret nga sektori privat për vendosjen e shezllonëve.

Ministri paralajmëroi sanksione për ata që do të shkelin rregullat.

Për mos respektim të protokollit të shëndetësisë do të ketë gjoba shumë të forta deri në sekuestrim të pasurisë, shezlloneve dhe heqje të liçencës”

Aplikimet do të zgjasin deri në 15 Qershor për t’ju dhënë mundësinë të gjithë subjekteve që të jena gati në 1 Korrik. Për të kompensuar kohën e humbur ministri Klosi bëri me dije se sezoni turistik këtë vit do të shtyhet deri në 15 Nëntor.

“Për të zëvendësuar kohën e humbur, ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe ju të keni mundësi të paguani faturat dhe taksat”.

Sistemi i aplikimit për plazhet këtë vit është unik në gjithë vendin, shmangen burokracitë dhe siguron transparencë.

Tv Klan