Vetëm pak muaj nga nisja e sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se bizneset e hotelerisë kanë mungesa të njerëzve të kualifikuar. Gjatë një takimi me nxënësit e shkollës  Beqir Çela, Klosi tha se të rinjtë duhet të shfrytëzojnë mundësinë e punësimit në fushën e turizmit.

“Të gjithë hotelet kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për njerëz që shërbejnë, kanë nevojë për njerëz që paguhen shumë më mirë se qoftë edhe po të shkosh në administratë dhe të shërbesh si jurist apo ekonomist në institucionet që drejton Ministria e Mjedisit, apo institucionet e tjera.”

Sipas Klosit, sezoni turistik do të jetë shumë intensiv, i cili nuk duhet të jetë vetëm sezonal, por gjatë gjithë vitit. Ministri Klosi inspektoi edhe punimet që do të zgjerojnë insfrastrukturën dhe kapacitetet e shkollës “Beqir Çela”, për të pritur më shumë nxënës në vitet e tjera.

Tv Klan