Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia e Fierit kanë nisur aksionin për pastrimin e një prej plazheve më popullore të Fierit, atë të Darëzezës. Nismës për pastrimin e këtij plazhi i janë bashkuar dhjetëra te rinj të organizatave rinore.

Vetëm 18 ditë para çeljes së sezonit turistik bregdetar, përfshi edhe zonën bregdetare të Darëzezës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nëpërmjet kësaj nisme sensibilizuese ka dhënë mesazhin e mbrojtjes së plazheve nga ndotjet./

abcnews.al