Përbërësit:

300 gr kus kus

200 gr salcë domate

200 gr bukë e grirë

5 vezë

1 karotë

1 qepë

Asparag

Hudhër

Borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë dhe pak vaj që të vlojë. Pasi të vlojë e hedhim të nxehtë në tasin ku kemi vendosur kuskusin, e përziejmë dhe e mbulojmë me pelikul. Presim të gjitha perimet në kubike të vogla. Në një tigan me vaj ulliri shtojmë hudhër, borzilok, qepën, karotën, më pas kungullin dhe në fund asparagët. Pasi skuqen të gjitha perimet i bashkojmë me kuskusin, i bëjmë në formë sferash, vendosim brenda tyre djathë mozzarella. I kalojmë në miell, vezë dhe galetë dhe i skuqim. Në një tenxhere me pak vaj ulliri, shtojmë borzilok dhe salcën që të ziejë pak bashkë dhe është gati.

/tvklan.al