Triumfon edhe në garën e 10 mijë metrave

Atletja që përfaqëson Holandën, Sifan Hasan pas garës së 5 mijë metrave fitoi edhe atë të 10 mijë metrave në Lojërat Olimpike.

28-vjeçarja me prejardhje etiopiane kaloi finishin me kohën 29 minuta, 55 sekonda e 32 të qintat. Ajo shtoi ritmin në metrat e fundit duke lënë pas të gjitha kundërshtaret.

Sifan Hasan mori edhe medalje bronzi në garën e 1500 metrave në olimpiadën e Tokios.

Tv Klan