Mjaftoi vetëm një postim në Twitter i gazetares amerikane, Kate O’Neill që ta shohim me sy ndryshe sfidën e 10 viteve që ka pushtuar Instagram-in dhe rrjete të tjera sociale. Falë kësaj meme, sot është e mundur që të ndërtojmë një bazë të dhënash më të zgjeruar të fotografive, shkruan ajo.

Pra sfida që nisi fillimisht nga VIP-at dhe që po mbush Instagram-in dhe Facebook-un me foto të njerëzve të dhjetë viteve më parë dhe dhjetë më pas, mund të mos jetë pra një lojë kaq e pafajshme. Ka një mendim hipotetik, se të gjitha këto imazhe personale pasurojnë algoritmet e Facebook-ut.

Kështu rrjeti social do të jetë gjithnjë e më shumë në gjendje të njohë automatikisht fytyrat e njerëzve. Sipas studimit të disa analistëve amerikanë, perandoria e Zuckerberg-ut do të ketë të dhëna shumë të dobishme për të zhvilluar algoritmin e njohjes së fytyrës.

Por një zëdhënës i Facebook distancohet nga fenomen i fundit viral, duke thënë se gjithçka ka ndodhur në mënyrë spontane, teksa hedh poshtë zërat për një trend të iniciuar nga vetë kompania. Gazetarja O’Neill pranon se kjo teknologji mund të ndihmojë në rastet e fëmijëve të zhdukur, por nga ana tjetër ajo kujton rastin e përdorimit të të dhënave për propagandë zgjedhore.

Tv Klan