Në vend që t’i thonë fëmijëve “Cheese” përpara aparatit fotografik, mania e njerëzve në rrjetet sociale është tashmë që djathin t’ua hedhin atyre në fytyrë.

Tendenca me e re e rrjeteve sociale e quajtur “Cheese challenge”, nisi vetëm pak ditë më parë në Tëitter, ku gjatë një video një fëmijë i afrohet vëllait të tij më të vogël dhe i hedh djathin.

Por ndërsa “sfiduesit” vazhdojnë të rriten, jo të gjithë janë impresionuar nga kjo sfidë dhe jo të gjithë e shohin si shaka.

Në videot e publikuara ku shfaqen reagimet e ndryshme të fëmijëve, kanë vërshuar edhe komentet negative duke e konsideruar si një lojë të pakuptimtë.

Madje kritika të forta kanë ardhur edhe nga ata që e kanë kategorizuar atë si abuzim të fëmijëve. Por pavarësisht kësaj, videot e “Cheese challenge” vazhdojnë të përhapen në të gjithë botën.

Tv Klan