Emisioni “Sfida e Gatimit” në Tv Klan dhuroi sot çmimin e parë për fituesin e katër sfidave radhazi.

Sfida sot ishte mes Arnoldit i cili punon si kuzhinier dhe Kasandrës, e cila ka pasion gatimin.

Në bashkëpunim me dy shefat Alfio Rrotani dhe Indrit Çela konkurrentet ia dolën të sjellin receta mjaft të shijshme dhe pjata të dekoruara bukur.

https://youtu.be/cKXlkEr61Jo?t=17s

Alfio dhe Kasandra përgatitën lakër të mbushur, ndërkohë Indriti dhe Arnoldi përgatitën gnocchi.

Pasi përgatitën recetat ishte Nadia, e cila i shijoi e para dhe zgjodhi si më të mirë recetën e Arnoldit, i cili u shpërblye me 100 mijë lekë të vjetra blerje në supermarket.

/tvklan.al