Kombëtarja nisi grumbullimin në Vaduz ku do të përgatisë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës me Lihtenshtejnin.

Grumbullimi nisi zyrtarisht pasditen e së hënës. Gianni De Biasi në listën e publikuar të shtunën kishte edhe risi.

Ai thirri për herë të parë Eros Grezdën e Liridon Latifin dhe riktheu Azdren Lullakun, i cili u grumbullua 3 vite më parë.

Ndeshja me Lihtenshtejnin, që do të zhvillohet të enjten në Vaduz, cilësohet e rëndësishme nga trajneri ku duhet arritur fitorja. Shqipëria do të ketë edhe një tjetër takim të dielën me Spanjën në Shkodër./ TV KLAN